TAGS-AT E JAVËS

Kosova12 Maj 2026, 12:17

I dënuar me 11 vite burg për vrasje, arrestohet një person në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti
I dënuar me 11 vite burg për vrasje, arrestohet një person
Foto Ilustrim

Një shtetas nga Kosova është arrestuar në Tiranë me qëllim ekstradimin drejt Kosovës. Bëhet fjalë për Anton Allakajn, i akuzuar për një vrasje të kryer rreth 25 vite më parë, e dyshuar si akt hakmarrjeje.

Allakaj është dënuar nga Gjykata e Pejës me 11 vite e 6 muaj burg për veprën penale “Vrasja”, ndërsa nga dënimi i mbeten ende për të vuajtur 9 vite e 8 muaj burgim.

Gjatë kontrollit, policia i gjeti dokumente identifikimi të dyshuara si të falsifikuara. Sipas informacioneve, ai përdorte identitete të ndryshme, mes tyre emrat Naser Muja dhe Ded Dedaj.

“Është kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimin në Kosovë, 1 shtetas në kërkim ndërkombëtar të cilin Gjykata e Pejës e ka dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Vrasja”. Nga dënimi i kanë mbetur për të kryer 9 vjet e 8 muaj. Në momentin e ndalimit, atij iu gjetën dokumente identifikimi të dyshuara të falsifikuara”, njoftoi sot policia.

 

Lini një Përgjigje