TAGS-AT E JAVËS

Kosova26 Maj 2023, 15:13

Tensionet në Veri, ministri Krasniqi: Qytetarët nuk mund të mbeten pa komuna

Shkruar nga Pamfleti

Tensionet në Veri, ministri Krasniqi: Qytetarët nuk mund të

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal në Kosovë, Elbert Krasniqi ka deklaruar se krerët e rinj të komunave në Veri do të nisin sot punë pavarësisht tensioneve.

Krasniqi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se kryetarët janë zotuar që do t’i shërbejnë të gjithë qytetarëve pa dallim

Pas mbajtjes së zgjedhjeve të datës 23 prill, janë mbajtur seancat konstituive në Mitrovicën Veriore, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç.

Dje u betuan edhe kryetarët e komunës së Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit. Për ta sot është dita e parë e punës. Punë dhe shërbim të cilin duhet ta kryejnë nga zyrat e Komunave bashkë me shërbyesit civilë.

Ata janë zotuar që do t’i shërbejnë të gjithë qytetarëve pa dallim. Si ministri dhe institucione qendrore japim mbështetjen tonë të plotë në përmbushjen e obligimeve kushtetuese dhe ligjore të kryetarëve të rinj”, ka thënë Krasniqi.

Ai po ashtu u shpreh se si institucione qendrore e kanë për obligim që t’ua sigurojnë dhe mundësojnë përmbushjen e këtyre obligimeve.

Komuna është e qytetarëve. Qytetarët nuk mund të mbeten pa komunë”, ka thënë Krasniqi.

kransiqi veri

Lini një Përgjigje