
Këshilltari për mediat i presidentes së Kosovës, Bekim Kupina ka reaguar pas raportimeve lidhur me pasaportën diplomatike që ka stilisti Valdrin Sahiti dhe deklarimeve se atë pasaportë ia ka dhënë presidentja Vjosa Osmani.
Kupina ka shkruar në Facebook se presidentja Osmani asnjëherë nuk i ka dhënë pasaportë diplomatike askujt, pra as Valdrin Sahitit, shkruan KosovaPress.
“Presidentja as nuk e ka rekomanduar një gjë të tillë. Presidentja nuk ka kompetencë ligjore të japë pasaporta. Këto pasaporta janë dhënë nga qeveria e kaluar. Prandaj shpifjet e shumta të këtyre ditëve, Presidenca do t’i trajtojë duke ndërmarrë masa të parapara me ligj ndaj të gjithë atyre që kanë shpifur”, ka shkruar Kupina.
Emri i Valdrin Sahitit është përmendur gjatë ditëve të fundit, pasi ka pasur raportime se ai është ndaluar nga autoritetet turke me drogë.
Lini një Përgjigje