
Aurela Gaçe është një artiste në plot kuptimin e fjalës. Këngëtarja shquhet edhe për sensin e saj të humorit që jo rrallë e shfaq edhe nëpër rrjetet sociale. E ftuar në ‘Why Not’, Aurela ka treguar rastin kur njerëzit nuk e besonin se do të martohej.
Madje, s’la pa përmendur edhe paragjykimet e njerëzve për “sajesat” e look-ut të saj, që më vonë u kthyen në trend.
“Kur kam bërë dasmën, unë me Skerdin ishim martuar më përpara, e kishim mbyllur atë muhabet por donim të mblidhnim njerëzit, shoqërinë, fisin, që erdhën të gjithë. Të gjithë, me gjithë nipër e mbesa, mezi kishin pritur se nuk u besohej që do të martohesha. Thanë do të shkojmë ta shikojmë vetë me sytë tanë katrahurën. Unë kisha tri fustane, me kurora të ndryshe.
Kur pashë kurorën mbarova, i thashë dhe tortën e dua kështu. Më vonë më thotë Mand Peza i pëlqyen të gjitha fustanet por për këtë kurorën thanë: Po kjo edhe ditën e dasmës e gjeti të sajojë?! Pastaj del Rita Ora në Met Gala. Gjithë mediat këtu shkëlqen, moda e re. Thashë: Eee, kur e bëjmë ne quhet sajesë, kur e bën bota quhet modë! Po çeh, tëmën e sëmës!”- ka treguar Aurela.
Lini një Përgjigje