Showbiz24 Prill 2023, 09:46

Blero flet për herë të parë për ndarjen nga Afrona: Kur kisha para, gjithçka shkonte vaj

Shkruar nga Pamfleti

Blero flet për herë të parë për ndarjen nga Afrona: Kur

Këngëtari Blero Muharremi ka folur edhe për ndarjen nga gruaja e tij e dytë, Afrona Dika. I ftuar në Prive, Blero tha se ajo e la për paratë.

“Realisht nga fillimi lidhjen e kam ndjerë si një lloj aktrimi. Gjithmonë ka qenë në fokus paraja. Për sa kohë ka pasur, gjithçka ka qenë e bukur, ndërsa kur i kam kufizuar shpenzimet, jam parë si i keq. Dhe nuk është që s’jam mjaft inteligjent për t’i kuptuar këto gjëra, por kam heshtur vetëm për të parë deri kur po shkon. Dhe siç ka filluar, ka mbaruar”, ka thënë Blero.

Ai shtoi se sapo investoi paratë në një biznes të përbashkët që ajo deshi të hapte në Zvicër, me të nisur iniciativën, Afrona u zhduk.

“Kam dhënë para për t’u hapur biznesi jonë dhe si është arritur qëllimi, ajo është zhdukur. Nuk ka reaguar në asnjë tentativë timen. Nuk ka mbetur asnjë opsion tjetër, përveçse të ecë me hapa ligjorë”, tha Blero.

Blero po ashtu tregoi se ka disa muaj që është në një lidhje të re.

blero ndarja afrona