TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 5 Gusht 2024, 20:59

Butrint Imerit i ndodh e papritura në koncert, fansja e kap këngëtarin nga fyti (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Butrint Imerit i ndodh e papritura në koncert, fansja e kap

Një incident i pakëndshëm i ka ndodhur këngëtarit të njohur shqiptar nga Kosova, Butrint Imerit, gjatë një koncerti me fansat e tij.

Artisti do të performonte disa minuta më pas, teksa ndaloi për të bërë foto me disa nga fansat para se të ngjitej në skenë.

Në një video të postuar në rrjetet sociale, Butrinti shihet kur afrohet tek një fanse për të bërë foto, por papritmas një vajzë tjetër i ka vendosur dorën në fyt.

@butxtrintx Gjesti skandaloz i fanses ndaj Butrint Imerit ????‍♀️ @BUTRINT IMERI #butrintimeri #albania #albaniantiktok #shqip #viral #fyp ♬ original sound - butxtrintx

Megjithatë, këngëtari u suprizua nga ky veprim teksa largoi kokën instiktivisht në mënyrë të menjëhershme, por duke ruajtur qetësinë.

Ky nuk është incidenti i vetëm pasi shumë prej artistëve i ndodhin episode të tilla në skenë. Viteve të fundit janë bërë virale momentet kur fansat u kanë gjuajtur me sende të ndryshme në fytyrë artistëve.

 

Lini një Përgjigje