TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle14 Korrik 2023, 10:27

Daniela e ‘Love Story’: Të dashurin e kapa ‘mat’ gjatë aktit në shtëpinë ku bashkëjetonim

Shkruar nga Pamfleti

Daniela e ‘Love Story’: Të dashurin e kapa ‘mat’

Ish protagonistja e 'Love Story', Daniela Shima ka bërë një rrëfim të rrallë për tradhtinë që ka përjetuar nga ish i dashuri.

E ftuar në “Një gotë rose”, ish missi shqiptar zbuloi se si e kapi mat partnerin me tjetrën, në shtëpinë ku bashkëjetonin prej vitesh.

Me këmbënguljen e moderatores Rozana Radi ajo ka treguar edhe detaje.

“Është e thjeshtë ta kuptosh kur të tradhton. E kapa live skenën, jo me mesazhe. Nuk është turp ta pranoj që u tradhtova. Ai më ka bërë nder të madh që është larguar nga jeta ime në atë lloj forme. Atë kohë ne bashkëjetonim dhe unë kisha çelës. Unë kthehem në shtëpi dhe i kapa gjatë aktit. Reagimi im ishte krejt normal, nuk prisha qetësinë. Kisha ditë që e kisha kuptuar. Ishte aq i zoti sa që i fshihte mesazhet. Kishim vite bashkë.”, rrëfeu modelja.

 

daniela shima tradhtia

Lini një Përgjigje