
Xhoana Kurti ishte konkurrentja e radhës që u eliminua puntatën e fundit të formatit ‘Love Island Albania’, duke lënë përgjysmë ‘lidhjen’ e saj me Arlindin.
Ish-konkurrentja bëri një rrëfim personal pak para se të eliminohej, ku tregoi se është nënë e një djali dhe partneri i saj ka ndërruar jetë.
Megjithatë me përfundimin e garës në formatin e njohur, ajo ka bërë një tjetër reagim ku shprehet se mbi figurën e saj kanë ‘hedhur baltë’, pasi historia e saj nuk u besua.
“Pikë së pari dua t’ju falënderoj të githëve për mbështetjen që më keni dhënë gjatë qëndrimit tim në vilë.
Së dyti, ulje-ngritjet të cilat i kam pasur me Arlindin kanë ardhur shkak pasojë e lëkundjeve që ka pasur ai karshi lidhjes sonë, gjë që më bëri të kuptoja vazhdimisht që ai nuk është një njeri i qëndrueshëm dhe nuk e di akoma se çfarë ështëe duke kërkuar.
Së treti, frika e të mos qëndruarit vetëm dhe siguria që kishte tek unë për të qëndruar ende aty, e shfaqi mbrëmë gjatë “folesë së dashurisë” me Uedën, kur unë u largova, ku dëshpërimisht është duke shfrytëzuar 72-orarshin.
Fatkeqësisht më lejoni të them që vërtetova 100% dyshimet që unë kisha në lidhje me të.
Së fundmi për ta mbyllur, unë jam shumë e lumtur jashtë pranë tim biri dhe me vjen shumë keq që u hodh baltë mbi figurën time me shpifje (gjë që nuk duhej lejuar të ndodhte) dhe aq më pak për ish bashkëshortin tim të ndjerë, ku u vu në dyshim historia e jetës time!”- shkruan ajo
Nuk dihet nëse lidhja e saj me konkurrentin, Arlind do të vazhdojë edhe jashtë por nëse kujtoheni dyshja lanë një ‘premtim’ të vogël ndaj njër-tjetrit.
Lini një Përgjigje