TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 5 Shkurt 2024, 09:07

E eliminuan nga Big Brother, Olsi Bylyku nuk shkon fare në Fan Club

Shkruar nga Pamfleti

E eliminuan nga Big Brother, Olsi Bylyku nuk shkon fare në Fan Club

Olsi Bylyku u eliminua papritur ditën e shtunë nga “Big Brother VIP”, vetëm 2 javë pas hyrjes në shtëpi.

Pas vendimit që u dha nga Ledion Liço për largimin e Olsit nga BBV, aktori u pa mjaft i habitur, moment i cili u bë viral menjëherë në rrjet.

Mirëpo, Olsi duket se nuk e ka pritur aspak mirë këtë vendim të “Big Brother VIP”.

Menjëherë sa është eliminuar nga programi, aktori ka fshirë çdo foto dhe video që ndodhej në Instagramin e tij, ku shihej në ambientet e shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Gjithashtu ai fshiu dhe një postim që ishte bërë në llogarinë e tij, ku kërkohej ta votonin për ta shpëtuar nga nominimi. Ajo që ra më shumë në sy, ishte mungesa e aktorit në Fan Club, gjë që i vuri dhe “pikën” kësaj situate. Mesa duket Olsi është indinjuar shumë nga vendimi i Big Brother për ta eleminuar.

E eliminuan nga Big Brother, Olsi Bylyku nuk shkon fare në Fan Club

olsi bylyku inat big brother

Lini një Përgjigje