
Egli tako ka rrëfyer për një ngjarje të frikshme që ajo thotë se i ka ndodhur gjatë udhëtimit në Mal të Zi.
Përmes disa postimeve në rrjete sociale, Egli ka rrëfyer përjetimin e saj të vështirë, ku për disa orë është humbur krejtësisht vetëm në majat e thepisura të maleve.
Në një prej rrëfimeve të saj, ajo shkruan:
“Me sukses, mbasi humba për rreth 3 orë komplet e vetme nëpër majat e thepisura të Maleve në Mal të Zi. Fati deshi ta gjej rrugën time pa pyetur askënd. Dhe jo, s’po e dramatizoj. Humba vërtetë.”

Egli ka treguar gjithashtu se gjatë atyre momenteve të frikshme, e ka kapur paniku dhe mendoi më të keqen. Ajo madje ka bërë një foto të vetes si kujtim, në rast se nuk do të gjente dot më rrugën për të dalë nga mali.
“Këtë foton e shkrepa gjatë një aritmie disa sekondëshe për ta pasur kujtim njerëzit e dashur, në rast se nuk e gjeja më kurrë rrugën dhe çdo gjë mbaronte në ato male. S’dua të shoh më mal me sy për 5 vitet e ardhshme. I urrej malet nga sot.” – ka shkruar Egli, edhe pse në foton që ka hedhur, nga xhami i syzeve të saj reflektojnë disa ndërtesa dhe aspak male, apo pyje.

Nuk dimë çfarë të mendojmë tani, poooor mbase e kemi parë gabim.
Lini një Përgjigje