TAGS-AT E JAVËS

Showbiz30 Tetor 2025, 14:35

Çfarë ndodhi? Ledina Çelo largohet nga juria e “Albania’s Got Talent”

Shkruar nga Pamfleti

Çfarë ndodhi? Ledina Çelo largohet nga juria e

Ledina Çelo ka njoftuar largimin e saj nga juria e spektaklit televiziv “Albania’s Got Talent”, vetëm pak javë pas fillimit të sezonit të ri.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë artistja përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ku ka theksuar se vendimi i saj lidhet me arsye personale.

“Me keqardhje, për arsye personale jam tërhequr nga juria e ‘Albania’s Got Talent’,” shkroi Çelo, duke shtuar: “Ruaj kujtimet më të bukura me publikun, stafin dhe kolegët e mi.”

Ky njoftim ka marrë dhjetëra komente dhe reagime nga ndjekësit dhe fansat e saj, të cilët i kanë shprehur mbështetje dhe falënderime për energjinë dhe pozitivitetin që ka sjellë në spektakël.

Ledina Çelo ishte pjesë e jurisë që nga fillimi i këtij sezoni, përkrah Adelina Ismailit, Agron Llakajt dhe Kastro Zizos. Ajo u vlerësua për profesionalizmin dhe komentet e balancuara ndaj konkurrentëve, duke sjellë një frymë të qetë dhe elegante në panelin e jurisë.

Ndërkohë, vetë Ledina ka shkruar se i uron suksese Elsa Lilës, duke e bërë të qartë në këtë mënyrë se do jetë në panelin e jurisë, duke zëvendësuar Ledinën. 

Vendimi i papritur i këngëtares ka ngjallur diskutime në rrjetet sociale, ndërsa fansat e saj shpresojnë që kjo të jetë vetëm një pauzë e përkohshme nga angazhimet televizive.

Çfarë ndodhi? Ledina Çelo largohet nga juria e

ledina celo terheqje albanias got talent

1 Komente

  1. S
    Suzana

    Veprim qytetar????Ledina????

    Lini një Përgjigje