
Fation Kuqari sqaroi një herë e mirë marrëdhënien që pati me Heidi Bacin, për sa kohë ishte brenda shtëpisë së Big Brother. Kërkesës për të rihyrë në shtëpinë e famshme, ai i është përgjigjur negativisht.
Anja: Mendon që po të rifutesh në Big Brother do veprosh ndryshe?
Fation: Absolutisht jo. M'u dha oferta për të ri-hyrë
Anja: Nuk pranove?
Fationi: Nuk po i futem këtyre temave
Anja: Pse nuk pranove?
Fationi: Njësoj do reagoja, po të kisha dhënë fjalën, do isha po i njëjti.
Anja: Përsa i përket Heidit, ke vënë re të ka gjuajtur, të është afruar ndonjëherë, nisur nga deklarata e Gracianos?
Fationi: Unë me Heidin kam patur një njohje, nga të dyja anët
Anja: Para Big Brother-it?
Fation: Aty në Big Brother. Kishim një njohje. Nuk eci..
Anja: Si njohje? Si ta kuptoj?
Fation: Njohje për t'u lidhur
Anja: Po pse thua njohje e nuk thua flirt?
Fation: Por vajti tek njohja, nuk mbeti tek flirti. E kanë parë të gjithë. Por nuk eci dhe mbetëm miq. Heidi me Romeon ka marrëdhënie shumë të mirë. E duan shumë njëri-tjetrin
Anja: Ti je i vetmi që e paske parë këtë
Fation: Unë e besoj shumë fort këtë. Romeo është i përfshirë me Heidin, se e njoh edhe nga jashtë.
Anja: Pse nuk funksionoi me Heidin?
Fation: Thjesht nuk eci, nuk dua të jap konotacione të tjera. Ata shkojnë shumë si çift.
(min. 11.09 deri 15.00)
Lini një Përgjigje