TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 7 Maj 2023, 13:22

Finalja e Big Brother, Kejvina nuk i shpëton pyetjes për shpullën ndaj Luizit

Shkruar nga Pamfleti

Finalja e Big Brother, Kejvina nuk i shpëton pyetjes për shpullën

Kejvina Kthella ka dhënë një intervistë të shkurtër gjatë parakalimit në tapetin e kuq të finales së madhe të “Big Brother VIP 2”.

Gazetari Elios Shuli i bëri pyetjen e ‘famshme’ se si gjuajti Luiz Ejllin dhe modelja e njohur u përgjigj: “Ndodhi, iku, jemi këtu për ta mbështetur”.

Kthella u shpreh se Luizi e meriton patjetër fitoren, pasi ka dhënë shumë për këtë format.

Ndërsa e pyetur në lidhje me raportin me Krist Aliajn, modelja tha se ka qenë thjeshtë një shaka.

“Djalë shumë i mirë, meritonte të ishte në finale. Mund të jemi shokë”, shtoi ajo.

Ndërsa në lidhje me përjetimin e familjes së saj për çfarë ndodhi me të në BB VIP, Kejvina tha:

 “Ka qenë goxha e shqetësuar dhe në merak, më kanë qëndruar shumë afër. Shumë të mërzitur, nuk ma kanë shprehur. I dua shumë”.

kejvina kthella shpulla luizi

Lini një Përgjigje