TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle23 Prill 2023, 10:12

Kiara doli nga shtëpia, Arbri: Publiku ka dashur më shumë të shohë përballjen e Luizit me Efin

Shkruar nga Pamfleti

Kiara doli nga shtëpia, Arbri: Publiku ka dashur më shumë të

Pasi u largua përfundimisht nga shtëpia e Big Brother Vip, e ftuar në studio, Kiara foli për shpalljen e Efit finaliste:

Mendoj që Efi ka argumente të forta, ka nerva më shumë se unë, i çon gjërat deri në fund. Ajo ka pasur më shumë kohë t’i shohë gjërat nga jashtë, ka qenë kundër Oltës dhe kjo i pëlqente fansave të Luizit.

Kam pasur shumë gjëra për të treguar, por jam stepur. Unë i uroj suksese, jam e lumtur që është në finale.

Arbër: U them banorëve të kenë fat dhe jetë të lumtur. Në këtë pikë të lojës, publiku ka qenë më kurioz të shohë përballjen e Luizit dhe Efit. Midis marrëdhënies së Luizit dhe Efit, ka goxha audiencë që mbështet Efin. Mendoj që do kenë debate të ashpra, sepse do e shohë largimin e Kiarës si penalizim. Ai nuk rri dot pa bërë gjë, do të dojë të ulë Efin sa më shumë.

Kiara: Nuk mendoj që do bëjë diçka të fortë tani që është finalist.

Arbër: Është ai lloj njeriu që do gjithmonë të lëvizë dhe krijon debate më shumë në atë shtëpi, besoj se do vazhdojë po njësoj.

 

arbër hajdari kiara tito efi dhe luizi

Lini një Përgjigje