E kemi parë si moderatore, këngëtare dhe së fundmi po e shohim si sipërmarrëse, por duket se Luana Vjollca do të rikthehet tek dashuria e saj e vjetër, moderimi.
Zërat për një rikthim të saj në televizion po bëhen gjithnjë e më të fortë. Thuhet se ajo mund të shfaqet sërish në ekranin e Top Channel, aty ku nisi rrugëtimin e saj mediatik, madje si e ftuar në programin Goca & Gra.
Kujtojmë që shtator 2025, gjatë një bisede virtuale me ndjekësit, ajo u shpreh kështu: “Sigurisht që do rikthehem në ekran sepse nuk di si të jetoj pa ju…”
Edhe pse nuk dha detaje për formatin apo kohën, mesazhi ishte i qartë: televizioni mbetet pjesë thelbësore e saj. Ndërkohë, në nëntor të po atij viti, ajo ngacmoi fansat me një pyetje në rrjetet sociale: “Pa më thoni pak, cilin program doni?” duke lënë të hapur mundësinë për projekte të reja.
Kujtojmë se ajo u largua nga Top Channel në vitin 2021, pas një rrugëtimi 15-vjeçar. Në atë kohë, e përshkroi këtë eksperiencë si një kapitull të rëndësishëm në karrierën e saj, duke e quajtur televizionin “shtëpia ime”.
Lini një Përgjigje