TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle25 Korrik 2023, 12:41

Maestro: Unë nuk kam kërkuar të bëj këngë me Luizin, por po ia le kohës

Shkruar nga Pamfleti

Maestro: Unë nuk kam kërkuar të bëj këngë me

Armaldo Kllogjerin e “përndjek” emri i Luizit në çdo dalje të tij. Kështu ka ndodhur dhe së fundmi, ku tenori është pyetur gjerë e gjatë në lidhje me marrëdhënien që ata kanë pas përfundimit të “BBV”.

Shumë shkurt Armaldo sqaroi se i kanë shkëputur marrëdhëniet me njëri-tjetrin.

“I kemi shkëputur, kur ke një marrëdhënie të shkëputur, do të thotë që i ke të shkëputura.”, citoi ‘filozof’ Maestro.

Është përfolur gjatë për një bashkëpunim mes Armaldos dhe Luizit, por sipas Maestros kjo gjë nuk do ndodhë dhe nuk i ka kërkuar kurrë që të bëjnë një këngë se bashku, thjesht ka qenë dëshira e fansave të tyre. Ndonëse sërish ia la “kohës”.

“Unë nuk kam kërkuar asnjëherë të bëj këngë me atë. Dëshirë kanë fansat që të bëjmë këngë bashkë, por duhet t’ia lemë kohës,”-përfundoi Kllogjeri.

maestro dhe luizi

Lini një Përgjigje