TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle27 Qershor 2025, 15:25

“Më kritikojnë për transformimin tim”, transgjinorja: E kanë nga xhelozia

Shkruar nga Pamfleti

“Më kritikojnë për transformimin tim”, transgjinorja:

“Gjithmonë kam dashur të dukem shumë femërore. Buzët e mëdha, format e mëdha, thjesht më duken të përshtatshme. Janë pamja më femërore dhe seksi, ” shprehet Vienna, një transgjinore.

Ajo shton mbushës të rinj çdo dy deri në katër javë dhe udhëton rregullisht në Frankfurt të Gjermanisë për t’u trajtuar nga, siç thotë ajo, “kirurgu më i mirë buzëve”. Çdo udhëtim i kushton mbi 2,000 dollarë, por ajo nuk ngurron teksa shprehet: “Bukuria nuk ka çmim. Ia vlen plotësisht.”

Vienna është aktive në rrjetet sociale, ku shpesh ndan pamjen e saj me ndjekësit. Por përveç vëmendjes, ajo pranon se përballet edhe me shumë komente urrejtjeje dhe gjykime.

“Marr shumë urrejtje, veçanërisht për buzët ose pamjen time. Por sinqerisht, janë gjithmonë të njëjtët njerëz, gra që nuk lejohen të bëjnë asgjë nga partnerët ose njerëz që s’e përballojnë dot ekonomikisht. Është vetëm xhelozi dhe projeksion,” deklaroi ajo.

Pavarësisht rrezikut për shëndetin dhe kritikave të shumta, Vienna thekson se është ende larg përfundimit të transformimeve të saj fizike.

transgjinore zili

Lini një Përgjigje