TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle11 Mars 2025, 11:54

“Më mori malli”, Aldo dhe Rizarta përqafohen cdo ditë e më shumë

Shkruar nga Pamfleti

“Më mori malli”, Aldo dhe Rizarta përqafohen cdo ditë

Aldo është afruar shumë me Rizartën ditët e fundit e duket se dy banorët kanë pëlqim ndaj njëri-tjetrit.

Ata teksa qëndrojnë pranë “Lori Caffe” për të realizuar sfidën e Vëllait të Madh, shihen teksa përqafohen sëbashku.

“Më kishte marrë malli”, dëgjohet t’i thotë Aldo Rizartës-teksa e tërheq pranë vetes dhe i dhuron një përqafim të ngrohtë.

Të dy ata duket sikur kanë ndjenja të njëjta për njëri-tjetrin por mbetet për t’u parë në vazhdim sesi do të vijojë marrëdhënia e tyre.

Edhe pse rezulton ende i martuar me nënën e vajzës së tij, Aldo ishte i vendosur që në fillim të gjente një partnere në Big Brother. Më herët u duk se pati një simpati për Livian, por kjo e fundit nuk ishte e predispozuar për t’u lidhur. Ndjente ende për Mevlanin. Tani duket se me Rizartën po i ecën puna.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

aldo rizarta perqafime

Lini një Përgjigje