
Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuar mbrëmë në 'Goca dhe Gra' dhe dukej qartë që nuk kishte ndonjë simpati të madhe për Egla Cenon…për të mos thënë antipati të theksuar.
Kjo e fundit iu drejtua me një indulgjencë prej ëngjëlli për t’i kërkuar një autograf. Por mbase Moza, duke e ndjekur sjelljen e Eglës në Big Brother, e kishte krijuar tanimë idenë mbi tipin e saj dhe gjithë ajo sjellje iu duk (ndoshta) hipokrizi.
E neveritur, Moza refuzoi jo vetëm të japë autografë, por edhe të falë librin, ndërkohë që kishte sjellë pesë kopje të tij. Mbrëmë Egla nuk reagoi por duket se sjelljen e poetes nuk e ka ‘përtypur dot’.
Sot ka bërë një reagim publik në Instagramin e saj, ku i drejtohet Mozës, duke thënë:
E dashur Moza, ose më saktë: Moza që u ngrit mbi dorëshkrimet e një epoke, që hëngri metafora me lugë floriri e na mësoi të mos i kërkojmë dedikim poetëve, sepse ata janë mbi ne - si retë, si mjegulla, si keqkuptimi.
Po të shkruaj një letër publike nga fundi i një shtrati spitali ku shtrirë është nëna ime, sepse… le të themi që ti e meriton.
Moza e dashur, të ndoqa me kureshtje naive (impenjimi do kishte qenë i tepërt) gjatë intervistës që më ra për pjesë të të bëj, ku erdhe bashkë me librin tënd, plot 5 kopje, ndoshta për ta treguar, ndoshta për ta lexuar, ndoshta thjesht për të patur diçka që të mbash në dorë.
Unë në një akt njerëzor tu afrova me stilolaps në dorë, me lutjen e heshtur të një lexuesi që kërkon një dedikim dhe ti nuk ma dhe. Keqardhje? Jo. Habi? As që bëhet fjalë. Ti je artiste dhe siç e dimë tashmë, artistët nuk janë të detyruar të jenë njerëz.
E pra, Moza e madhe, nëse një lexues nuk e meriton një dedikim, pse ta marrë librin? Dhe nëse një autore nuk e sheh të arsyeshme të bëjë një dedikim, pse ta sjellë librin në televizor? Sepse, në fund të fundit, kjo është një simfoni hipokrizie e shoqëruar me simptoma të një narçizmi të veshur me “poezi” dhe ftohtësi që as metaforat nuk e ngrohin dot.
Ti nuk më le dot si “pemë”, më le si dikë që po i kërkonte dedikim dikujt që ka stil përbuzjen si art. Dhe ky është zhanër më vete.
Me përshëndetje të përmbajtura,
Një lexuese që do poezi, por jo pa njerëzi. /Pamfleti
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje