TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle30 Mars 2023, 12:37

Ndjekësi provokon Khloe Kardashian: A të ka marrë malli për fytyrën tënde të vjetër?

Shkruar nga Pamfleti

Ndjekësi provokon Khloe Kardashian: A të ka marrë malli për

“A të ka marrë malli për fytyrën tënde të vjetër?” Kësaj pyetjeje tendencioze nga një ndjekës në Instagram, Khloe Kardashian iu përgjigj me lehtësi dhe sportivitet, shkurt dhe qartë: Jo!

Teksa kishte postuar një fragment duke u ushtruar në palestër, Khloe, si rrallëherë ka ndaluar në seksionin e komenteve për t’i kthyer përgjigje provokimit të ndjekësit.

Pas kësaj, pati reagime të shumta nga ndjekësit e tjerë të cilët e përgëzuan Kardashian për përgjigjen e saj.

“Më pëlqen kjo përgjigje, njerëzit duhet të shohin punët e tyre,” komentoi një mbështetës.

“Më pëlqejnë përgjigjet e tua Khloe”, shtoi një tjetër.

“Je e mrekullueshme dhe përgjigja jote…. EPIKE”, vazhdoi një fans tjetër.

Ndërsa disa fansa e quajtën komentuesin “xheloz”, ndërsa ky i fundit sqaroi se ai “thjesht po pyeste nëse dikush mund të ndihet i humbur duke parë reflektimin e tij një ditë dhe të mos jetë në gjendje ta njohë veten”.

Kujtojmë që Khloe Kardashian shpesh herë është bërë shenjestër e komenteve negative dhe provokuese në rrjet në lidhje me ndërhyrjet e saj në fytyrë, por edhe trup.

khloe kardashian para dhe pas

Lini një Përgjigje