TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle15 Qershor 2025, 10:50

“Nuk jam në periudhën time më të mirë”, Loredana rrëfehet mes emocionesh

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk jam në periudhën time më të mirë”,

Loredana Brati, e njohur për publikun nga Big Brother Vip 4 për humorin dhe sinqeritetin e saj, rrëfeu në “Goca dhe Gra” se po kalon një periudhë jo të mirë.

“Eksperienca brenda Big Brother nuk ka qenë aq e lehtë. Unë i ndjej shumë energjitë, e gjitha ndikoi në mirëqenien time. Pata një farë sinjali kur nuk kisha më uri si më parë, nuk kam qenë aq mirë. Edhe videot që shikoja kur dola, ishin një ‘thikë në plagë’ dhe më ndikuan. Vendosa të rrethohesha me njerëz të besueshëm dhe që më jepnin pozitivitetin që më mungonte. E kam parë që që nuk kisha më dritën kur hyra në Big Brother. Tani po përpiqem ta rikuperoj. Nuk mund të them që jam në periudhën time më të mirë. Sado ishte një eksperiencë e fortë”-u shpreh Loredana.

Po marrëdhënia jote me Jozin?

E kam kërkuar ta analizoj. Ndjenjat, veten…në raport me palën tjetër. Nuk ndihem mirë të flas për këtë muhabet. Kjo është arsyeja përse nuk kam folur, nuk ndihem akoma gati. Do vijë momenti, do i them të gjitha.

Publiku te unë ka vlerësuar sinqeritetin, vetëm u kërkoj pak kohë”-tha Loredana mes emocionesh.

loredana brati emocione

Lini një Përgjigje