
Florian Agalliu, i cili moderonte emisionin e mëngjesit në RTSH duket se nuk ka mundur dot të gjejë ‘gjuhën e përbashkët’ me drejtuesit e rrjetit publik mediatik. Ai nuk ka mundur të marrë rrogat e prapambetura dhe i është dashur të kërkojë për një tjetër mundësi.
Për këtë ai bëri edhe një shkrim të gjatë e të gjerë, duke treguar me fakte përpjekjen e kotë për të gjetur zgjidhjen e problemit, por fatkeqësisht gjithçka rezultoi e kotë.
Mësohet se ai sërish do të moderojë një emision mëngjesi, por në një tjetër ekran, atë të Vizion Plus. Në krah të aktorit do të jetë edhe Brikena Prifti, e cila ka qenë në këtë program që prej nisjes së sezonit të ri televiziv.
Flori ka qenë edhe më herët pjesë e Vizion-it, por si ‘fermer’ në shfaqjen reality ‘Ferma Vip’, ku fitoi çmimin e dytë.

Lini një Përgjigje