TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle16 Prill 2024, 14:11

Ronaldo Sharka bën parashikimin: Romeo nuk shkon në finale, fitues është Meritoni

Shkruar nga Pamfleti

Ronaldo Sharka bën parashikimin: Romeo nuk shkon në finale, fitues

Ronaldo Sharka, ish-banor i ‘Big Brother VIP Albania’ ka bërë një analizë të lojës së deritanishme. Teksa ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në ‘Top Albania Radio’, ai deklaroi se nuk shikon as Romeon dhe as Heidin në finalen e madhe. Më tej, ai vazhdoi duke thënë se Heidi është konkurente më e fortë se aktori.

“Nuk e besoj se do jenë finalist. Nuk e besoj, o njëri o tjetri. Mundet të mos jetë asnjëri. Ky Big Brother është shumë i çuditshëm. Nëse e shikojmë Big Brother si reality, Romeo po është reality, interesohet se e njoh edhe jashtë. Nuk mendoj se të dy do të jenë në finale, ka plot emra të tjerë. Heidi mendoj se është lojtare më e fortë, nuk jep asnjëherë përgjigje në Prime, ia kalon topin Romeos, ky skuqet”

Për Ronaldo Sharkën, Meriton Mjekiqi mund të jetë pretendent për fitues këtë ‘Big Brother VIP Albania 3’. Ai madje shtoi se ka ditur sesi ta përdorë lidhjen që ka krijuar me Ilnisën.

“Meriton Mjekiqi është një nga banorët më interesant që ka pasur Big Brother VIP tre vitet e fundit. Nga shqiptarët e Kosovës ai është përfaqësuesi më i mirë. Meritoni krijoi një lidhje dashurie që e dinte që do gjykohej po nga ana e tjetër e dinte se do përqafohej. Ata kurrë nuk e hodhën poshtë njëri-tjetrin. Ai nxorri një nga pretendentet nga shtëpia, Egla Cenon. Meritoni është pretendent shumë i mirë për fitues. Ndoshta këtë vit 100 mijë euroshi mund të shkojë në Kosovë”

ronaldo sharka romeo dhe meritoni

Lini një Përgjigje