Mesfushori shqiptar Armend Muslika ka mbyllur një sezon të jashtëzakonshëm me ekipin U-18 të Totenhemit, duke u shndërruar në një nga lojtarët më të spikatur të skuadrës londineze.
17-vjeçari realizoi 15 gola dhe regjistroi 5 asiste në 24 ndeshje të Premier Ligës U-18, statistika që marrin edhe më shumë peshë duke pasur parasysh rolin e tij në mesfushë.
Forma e shkëlqyer e Muslikës po reflektohet edhe me Kombëtaren shqiptare U-17. Në ndeshjen e fundit ndaj Letonisë, ai ishte protagonist absolut, duke shënuar të dy golat e Shqipërisë në barazimin 2-2.
Veçanërisht i spikatur ishte goli i dytë, ku Muslika demonstroi cilësitë e tij teknike me një goditje të fuqishme nga jashtë zone, që përfundoi në cepin e portës pa i lënë asnjë mundësi portierit kundërshtar.
Me ritmin që po mban dhe me paraqitjet gjithnjë e më bindëse, Muslika po konfirmohet si një nga talentet më premtues të futbollit shqiptar. Nëse vazhdon me të njëjtën formë, ai mund të jetë një kandidat serioz për të marrë vëmendjen e trajnerit Rolando Maran dhe për t’u afruar me ekipin e parë, pavarësisht moshës së re.
Duhet thirur menjhere ne kombetaren e pare duhet stimuluar