TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Gusht 2025, 23:31

Dinamo një hap larg grupeve të Ligës së Konferencës, Blutë mposhtin Hajdukun dhe mbajnë gjallë ëndrrën Europë

Shkruar nga Pamfleti

Dinamo një hap larg grupeve të Ligës së Konferencës,

Dinamo është kualifikuar në "play off"-in e Ligës së Konferencës, pasi mundi 3-1 Hajdukun e Splitit në “Air Albania”. Koha e rregullt përfundoi 1-0 ndërsa për fituesin, u desh koha shtesë.

Goli i vetëm i gjithë 90 minutëshit të luajtur në "Air Albania" u realizua në minutën e 14. Zabërgja kaloi në avantazh skuadrën shqiptare, pas një aksioni model dhe një kombinimi perfekt me Bregun.  

Në minutën e 60, traversa i mohoi eurogolin nga goditja e dënimit Dejvi Bregut për t'i siguruar kualifikimin Dinamos, por një gjë e tillë nuk ndodhi. 

Në minutën e 78, skuadra kroate mbeti me 10 lojtarë, Saniang u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë për ndërhyrje të gabuar në sulm ndaj Qardakut. Në shtesë ishte Karaçiç që ndëshkoi Dinamon.

Blutë treguan mjaft dëshirë në fushë dhe realizuan dy herë  me Qardakun dhe Berishën, duke marrë kështu një sukses të madh dhe duke zhvlerësuar humbjen 2-1 në ndeshjen e parë. Dinamo shkon kështu në "play off"-in e Ligës së Konferencës me synimin e vetëm grupet.

Lini një Përgjigje