TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Korrik 2024, 07:52

Franca largohet me “kokën ulur” nga Europiani, Deschamp: Kishim përballë një skuadër superiore, çfarë nuk shkoi!

Shkruar nga Pamfleti

Franca largohet me “kokën ulur” nga Europiani, Deschamp: Kishim

Dieder Deschamps reagoi pas ndeshjes duke u justifikuar se “Furia e Kuqe” ishte skuadra më superiore në fushë dhe se ekipit të tij i mungonin fuqitë.

Franca është larguar nga ky Europian pas disfatës me Spanjën 2-1, që edhe pse arriti deri në gjysmëfinale, nuk shkëlqeu në lojë.

Dieder Deschamps reagoi pas ndeshjes duke u justifikuar se “Furia e Kuqe” ishte skuadra më superiore në fushë dhe se ekipit të tij i mungonin fuqitë.

Trajneri i “Gjelave”, ka folur për mikrofonin e TF1 pas disfatës në gjysmëfinalen e Euro 2024: “Spanja është një ekip shumë i mirë, e dinim këtë edhe pse patëm mundësinë të shënonim të parët. Përballë kishim një skuadër superiore, ndërkohë që ne u përpoqëm deri në fund. Kjo është skuadra që ka lënë përshtypjen më të mirë deri më tani dhe e kanë treguar sërish këtë mbrëmje (e martë).

Ndoshta kishim më pak fuqi dhe freski dhe kjo çoi në shumë humbje teknike përballë kundërshtarit në ndërtimin e lojës”.

 

Lini një Përgjigje