
Julian Nagelsman do të jetë trajneri i ri i Gjermanisë. 12 ditë pas lamtumirës së Hansi Flik, i shkarkuar pas disfatës së turpshme, që skuadra japoneze i shkaktoi ‘Manshaft’ në Volfsburg (1-4), Federata Gjermane e Futbollit (DFB) ka zyrtarizuar punësimin e trajnerit të ri, vetëm 36-vjeç.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë Federata Gjermane përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Kemi nevojë për një frymë optimizmi dhe besimi përpara Europianit që do të zhvillohet në vendin tonë”, thuhej në shënimin përmes të cilit u njoftua shkarkimi i Flik, i zgjedhuri për të zëvendësuar legjendarin Hoakim Lëv në detyrë pas fiaskos së Kupës së Botës 2018 në Rusi, në të cilën Gjermania u eliminua që në fazën e grupeve për herë të parë në historinë e saj, dhe eliminimi nga Anglia në 1/8 finale të “EURO 2020”.
Me Flik në krye, gjermanët përsëritën fatkeqësinë e tyre në “Katar 2022”, duke u eliminuar në rastin e parë. Tani, pasi është zgjidhur ndarja e tij nga Bajerni i Mynihut, vjen Nagelsman, trajneri më i ri në historinë e Bundesligës. Në vitin 2015 ai drejtoi Hofenfajmin në moshën 28-vjeç, gjashtë muaj dhe 18 ditë.
Ish-tekniku i Bajernit do të marrë drejtimin e “Pancerave” deri në fund të Europianit 2024. Ai ka firmosur kontratën deri më 31 korrik 2024.
“Ne kemi një kampionat evropian në vendin tonë. Kjo është diçka e veçantë, diçka që ndodh çdo disa dekada. Unë i nënshtrohem gjithçkaje për faktin se ne kemi një turne të madh në vendin tonë.
Kam një dëshirë të madhe ta përballoj këtë sfidë. Paraqitja në Dortmund ishte fillimi. Ne do të jemi një ekip i ngushtë vitin e ardhshëm”,- tha Nagelsman pas zyrtarizimit të marrëveshjes.
Nagelsman zëvendëson kështu Hansi Flik, i cili u shkarkua pas rezultateve të dobëta të kombëtares gjermane.
✍️ Der Vertrag ist unterschrieben: @J__Nagelsmann wird unser Team als Bundestrainer zur @EURO2024 führen.
— DFB-Team (@DFB_Team) September 22, 2023
Herzlich willkommen, Julian! ????
➡️ https://t.co/UlRvIjWlt4#DFBTeam | ???? Getty Images pic.twitter.com/5FhIPxA4Od
Lini një Përgjigje