TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Korrik 2025, 20:15

Humbi jetën në aksidentin tragjik, FSHF-ja reagon për vdekjen e parakohshme të Diogo Zhotës

Shkruar nga Pamfleti

Humbi jetën në aksidentin tragjik, FSHF-ja reagon për vdekjen e

Diogo Zhota mbylli sytë sot përgjithmonë pas një aksidenti automobilistik që i mori jetën. Së bashku me ish-sulmuesin e Liverpulit ishte dhe vëllai i tij që gjithashtu humbi jetën.

Kjo ngjarje ka tronditur të gjithë botën e futbollit. Gjithashtu edhe Federata Shqiptare e Futbollit ka zgjedhur të reagojë për ndarjen nga jeta të sulmuesit portugez.

Reagimi i FSHF-së:

Federata Shqiptare e Futbollit shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen tragjike nga jeta të futbollistit të kombëtares portugeze dhe Liverpool FC, Diogo Jota, si dhe të vëllait të tij, André Silva, futbollist i klubit FC Penafiel.

Në këto momente të dhimbshme, FSHF i qëndron pranë Federatës Portugeze të Futbollit, klubeve Liverpool FC dhe FC Penafiel, si dhe familjes Silva.

Një humbje e rëndë për futbollin dhe për gjithë komunitetin sportiv.

diogo zhota ish-sulmuesi i liverpulit fshf

Lini një Përgjigje