TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Korrik 2024, 20:41

Humbi jetën në fushën e lojës, mjeku i Fiorentinës shpallet fajtor për vdekjen e Davide Astorit

Shkruar nga Pamfleti

Humbi jetën në fushën e lojës, mjeku i Fiorentinës

Gjykata e Apelit të Firences, ka konfirmuar sot vendimin e shkallës së parë, duke dënuar me një vit heqje lirie profesorin Xhorxho Galanti për akuzën e shkaktimit të vdekjes së ish-kapitenit të Fioreninës, Davide Astori.

Galanti, ish-drejtuesi i mjekësisë sportive në spitalin “Careggi” dhe me të kaluar si konsulent sportiv i klubit, është shpallur fajtor për ngjarjen tragjike të 4 marsit 2018.

Asokohe, lojtari u gjet pajetë në dhomën e tij të hotelit në Udine, ku gjendej i grumbulluar bashkë me skuadrën para ndeshjes së Serisë A. Sipas akuzës, vdekja u shkaktua nga një patologji që duhej të kishte dalë nga testet e zemrës të cilat u nënshtrohen futbollistët.

Në këtë rast, mjeku Galanti kishte lëshuar dy certifikata që Astori mund të vazhdonte normalisht aktivitetet sportive pas testimeve të kryera prej tij.

 

davide astori ish-futbollisti i fiorentinës

Lini një Përgjigje