TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Janar 2026, 20:44

Ish-sulmuesi i Skënderbeut realizon supergol nga distanca, 25-vjeçari e bën “sefte” për vitin 2026 (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Ish-sulmuesi i Skënderbeut realizon supergol nga distanca,

Dean Liço është protagonisti kryesor i Bolusporit në sfidën që po luajnë në transfertë ndaj Vanspor. Ish-kapiteni i Skënderbeut ka gjetur rrugën e rrjetës në minutën e 31 të sfidës. Përballje kjo e vlefshme për javën e 20 të Superligës turke.

Një gol fantastik i shënuar nga distanca, i cili ka surprizuar të gjithë. Liço në vrapim e sipër, goditi topin, i cili më pas përfundoi në fundin e rrjetës. Kështu shqiptari i jep avantazhin 1-0 ekipit të tij.

Ky është goli i parë për 25-vjeçarin për vitin 2026. Ndëkohë sa i takon këtij sezoni ka mundur të shënojë edhe 2 gola të tjerë në 16 ndeshje në total.

dean liço ish-futbollisti i skënderbeut vanspor

Lini një Përgjigje