TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Qershor 2025, 16:08

Ivan Rakitiç “rrëmben” shqiptarin nga Premier Liga, ish-ylli i Barcelonës i ‘fiksuar’ pas talentit kuqezi

Shkruar nga Pamfleti

Ivan Rakitiç “rrëmben” shqiptarin nga Premier Liga,

Adrion Pajaziti në sezonin që lamë pas ishte pjesë e HNK Gorica në Kroaci. Por, me përfundimin e huazimit ai u rikthye përsëri në Premier Ligë, te klubi i Fulhamit, i cili i zotëronte kartonin.

Pas rikthimit të tij në Angli, Pajazitit iu rinovua kontrata automatikisht plus një tjetër sezon. Megjithatë, Fulham thuhet se e ka lënë të lirë, për t’u rikthyer përsëri në Kroaci.

Sipas medias sportive kroate, "Croatian Football", mesfushori 22-vjeçar i Kombëtares shqiptare do të bëhet pjesë e Hajdukut të Splitit. Këtë herë në një transferim të përhershëm dhe jo huazim.

Madje, klubi i Fulham do të mbajë një përqindje në rast rishtije të Pajazitit nga Hajduku i Splitit. Madje, mediat në Kroaci theksojnë se mesfushori shqiptar ishte një dëshirë e madhe e ish-yllit të Barcelonës, Ivan Rakitiç.

Ky i fundit është momentalisht futbollist i Hajdukut të Splitit, por është edhe pjesë e bordit drejtues.

adrion pajaziti hajduku i splitit

Lini një Përgjigje