TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Qershor 2025, 14:46

Drilon Rama shkëlqen në ringun e Londrës, fituesi i Big Brother mposht kundërshtarin pas raundeve të rregullta

Shkruar nga Pamfleti

Drilon Rama shkëlqen në ringun e Londrës, fituesi i Big Brother

Drilon Rama, fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, është rikthyer në skenën e sportit.

Mbrëmë, në një ndeshje të zhvilluar në ringun ‘Leisure’ në Londër, ai u përball me boksierin Atrokhau, të cilin e mposhti pas raundeve të rregullta.

Me këtë përballje, Driloni shton edhe një fitore tjetër në karrierën e tij sportive.

Pas daljes nga formati televiziv, ai duket se po e kthen vëmendjen drejt ringut, ndërsa ky meç shënon një hap të radhës në këtë drejtim.

drilon rama fitore ring

Lini një Përgjigje