TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Dhjetor 2025, 17:49

Lara Kolturi i shton Shqipërisë 2 kuota në Lojërat Olimpike Dimërore, kuqezinjtë do përfaqësohen me 4 sportistë

Shkruar nga Pamfleti

Lara Kolturi i shton Shqipërisë 2 kuota në Lojërat Olimpike

Shqipëria falë Lara Kolturit ka shtuar pjesëmarrjen me dy skiatore në Lojërat Olimpike Dimërore që do të mbahen në Cortina të Milanos nga data 6 deri më 22 shkurt 2026. Edhe pse në total janë 16 disiplina, 1 më shumë se “Kinë 2022”, Shqipëria do të përfaqësohet vetëm në skitë alpine.

Falë rritjes së rezultateve të Lara Kolturit, në kategorinë e vajzave, Shqipëria nuk do të përfaqësohet më me 1, por 3 skiatore. Përveç Kolturit, e cila në kampionatin e fundit botëror u rendit mes 8 më të mirave të botës, në Cortina flamurin kuqezi do ta përfaqësojnë edhe skiatoret Semire Dauti dhe Lisa Brunga. Të dyja këto skiatore shihen me perspective, pasi Semire Dauti është vetëm 18 vjeç, ndërsa Lisa Brunga 17 vjeç.

Lara Kolturi i shton Shqipërisë 2 kuota në Lojërat Olimpike

Në total Shqipëria në Lojërat Olimpike dimërore do të përfaqësohet me 4 sportistë, teksa në kategorinë e meshkujve është vetëm Deni Xhepa. Gjithashtu skiator. 22-vjeçari është i ftuar për të qenë në Lojërat Olimpike, ndërsa sportistëve të Shqipërisë do t’u dorëzohet flamuri me një ceremoni zyrtare të organizuar në presidencë më 16 janar.

Me Lara Kolturi-n objektivi është që Shqipëria për herë të parë të fitojë një medalje olimpike në Lojërat Dimërore.

 

lara kolturi skiatorja shqiptare

Lini një Përgjigje