
Fansat e futbollit, mbi të gjithë ato të Leo Mesit, kanë një arsye të fortë për të festuar. “Pleshti” jo vetëm që nuk ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli, por së fundmi legjenda argjentinase rinovoi kontratën e tij me Inter Majemin deri në vitin 2028. Me këtë firmë, Mesi vërtetoi se do të qendrojë në futbollin aktiv të paktën edhe 3 vite të tjera, minimalisht do të luajë futboll deri në moshën 41-vjeçare. Mesi nuk e fshehu gëzimin për këtë firmë të re me klubin nga Los Anxhelos:
“Jam me të vërtetë i lumtur që do të vijojë të jem pjesë e këtij projekti, fillimisht ishte një ëndërr, por tani është bërë një realitet i bukur. Që kur kam ardhur në Majemi, kam qenë shumë i lumtur, pra jam i kënaqur që do të vijoj të luaj këtu”, u shpreh Lionel Mesi.
Ylli argjentinas është kthyer në një emblemë jo vetëm për klubin e Inter Majemi ku në 82 ndeshje ka shënuar 71 gola dhe ka dhuruar 37 asiste, por ka rritur jashtëzakonisht shumë edhe imazhin e MLS.
I lumtur për rinovimin me Leo Mesin u shfaq edhe David Bekam, CEO dhe pronari i Inter Majemit: “Ideja jonë ka qenë ajo që të sillnim në skuadër dhe në qytet lojtarin më të mirë në botë, dhe bëmë pikërisht këtë. Jam i lumtur që Mesi do të vijojë të jetë pjesë e ekipit tonë”, u shpreh Bekam.
Lini një Përgjigje