TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Korrik 2024, 17:03

Mbi 80 mijë tifozë holandezë në Dortmund për të mbështetur Holandën, “muri i verdhë” ngjyroset portokalli (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Mbi 80 mijë tifozë holandezë në Dortmund për të

Sonte Holanda do të përballet kundër Anglisë, takim i vlefshëm për raundin gjysmëfinal të Kampionatit Europian.

Kjo do të jetë gjysmëfinalja e parë në 10 vite për “tulipanët” në një kompeticion madhor, pas Botërorit 2014, ku u mundën nga Argjentina me penallti. Pikërisht kjo dekadë, ka qenë më e errëta e historisë së Holandës, ku kanë pasur vetëm zhgënjime në çdo eveniment që kanë marrë pjesë, por jo në këtë Europian, pasi kanë shansin e artë për të kthyer edhe njëherë nderin që i takon.

Tifozët e tyre kanë qenë të flaktë gjatë gjithë kompeticionit, ku e kanë mbështetur ekipin e tyre në çdo ndeshje dhe kanë prodhuar festë me koreografi të mahnitshme. Pikërisht sot, mediat gjermane tregojnë se në Dortmund gjenden plot 80,000 tifozë “tulipanë”, që po prodhojnë “show” në rrugët e qytetit.

tifozët holandezë "euro 2024"

Lini një Përgjigje