TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Korrik 2025, 19:19

Mesfushori i kombëtares firmos me klubin e elitës, shtohet “kolonia” e shqiptarëve në Kroaci

Shkruar nga Pamfleti

Mesfushori i kombëtares firmos  me klubin e elitës, shtohet

Enis Shabani është futbollisti më i ri i HNK Vukovar. Pasi mbylli aventurën e tij në Gjermani me ekipin e dytë të Mainc 05, 22-vjeçari tashmë është transferuar në Kroaci.

Shabani u bashkohet në kampionatin kroat, shqiptarëve të tjerë si Arbër Hoxha apo edhe Adrion Pajaziti. Ndërkohë që ekipi ku ai do të luajë, Vokovar, militon në elitën e futbollit kroat.

Kujtojmë se 22-vjeçari shqiptar e ka nisur karrierën e tij te Wieseck në Gjermani, për të kaluar tek ekipet zinxhir të Maincit. Gjithashtu, Shabani ka luajtur edhe dy ndeshje me Kombëtaren shqiptare U-21.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by HNK Vukovar 1991 (@hnkvukovar1991)

enis shabani mesfushori shqiptar vukovar

Lini një Përgjigje