TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Qershor 2025, 17:08

Përflitet për largim nga Sivaspori, Rei Manaj bën postimin e papritur për skuadrën turke (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Përflitet për largim nga Sivaspori, Rei Manaj bën postimin e

Rei Manaj shpesh ka qenë kohët e fundit në qendër të vëmendjes, pasi përflitet se mund të largohet nga Sivaspori. Sulmuesi ka kontratë me skuadrën turke deri në qershor të vitit 2026.

Por së fundmi lushnjari ka postuar një foto në "Insta-Story”. 28-vjeçari nuk ka ngurruar të bëjë “tag” Sivasporin, ndërsa e ka shoqëruar me 2 emoji në formë zemre, në ngjyrë të kuqe dhe të bardhë.

Kujtojmë se në sezonin që u mbyll ka luajtur në 27 ndeshje, ku ka mundur të shënojë 12 gola dhe të dhurojë 5 asiste.

Përflitet për largim nga Sivaspori, Rei Manaj bën postimin e

rei manaj sulmuesi i kombëtares shqiptare sivaspor

Lini një Përgjigje