TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Mars 2026, 21:09

“Po ndryshon thelbin e futbollit”, Platini kritikon ashpër VAR-in: Jam i lodhur nga ndërhyrjet e tij

Shkruar nga Pamfleti

“Po ndryshon thelbin e futbollit”, Platini kritikon ashpër

Ish-presidenti i UEFA-s, Mishel Platini, ka rikthyer debatin rreth përdorimit të sistemit Video Assistant Referee (VAR), duke kërkuar ndryshime të rëndësishme në mënyrën se si kjo teknologji zbatohet në futboll.

Gjatë një interviste në emisionin “After Foot” të RMC Sport, legjenda franceze dhe tre herë fitues i “Topit të Artë” kritikoi përdorimin e gjerë të VAR-it, duke theksuar se teknologjia po ndikon në thelbin e rregullave të lojës.

Sipas tij, VAR-i duhet të përdoret vetëm në situata shumë specifike, veçanërisht për verifikimin e pozicioneve jashtë loje, ku gjyqtari e ka të vështirë të marrë një vendim të saktë në kohë reale.

Nëse do të isha në pozicionin e FIFA-s, por nuk jam, do ta përdorja VAR-in vetëm për linjat dhe për pozicionet jashtë loje, në raste kur është jashtëzakonisht e vështirë që gjyqtari ta shohë qartë situatën”, deklaroi Platini.

Ai u shpreh veçanërisht kritik ndaj ndërhyrjeve të VAR-it në rastet e topit me dorë, duke argumentuar se vendime të tilla shpesh janë subjektive dhe po çojnë në ndryshime të panevojshme në rregullat e arbitrimit.

Jam i lodhur nga ndërhyrja e VAR-it në situatat e topit me dorë. Një top me dorë mund të jetë i qëllimshëm ose i paqëllimshëm. Ata po ndryshojnë të gjitha rregullat e arbitrimit vetëm për t’i përshtatur me VAR-in”, përfundoi ish-presidenti i UEFA-s.

 

mishel platini ish-presidenti i uefa-s sistemi var

Lini një Përgjigje