Sport22 Mars 2024, 19:49

Risi në repartin e sulmit për miqësoren me Kilin, njihuni me 11 “luftëtarët” kuqezi të Silvinjos

Shkruar nga Pamfleti

Risi në repartin e sulmit për miqësoren me Kilin, njihuni me 11

Shqipëria po bëhet gati për Kampionatin Evropian “EURO 2024”. Kuqezinjtë luajnë sonte në orën 20.45 miqësoren ndaj Kilit, në “Ennio Tardini” të Parmës.

Pak më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare. Trajneri i Kombëtares, Silvinjo ka shuar të gjitha dilemat sa i takon rreshtimit.

Tekniku brazilian ka zgjedhur titullarët e sotëm. Tomas Strakosha mes shtyllave, teksa qendra e mbrojtjes formohet nga kapiteni Berat Gjimshiti dhe Enea Mihaj, me 25-vjeçarin që rimerr vendin e Ismajlit. Nga krahët Mario Mitaj dhe Elseid Hysaj.

Mesfusha është e njëjta me atë të eliminatoreve. Ylber Ramadani dhe Kristjan Asllani. Pak më lart Nedim Bajrami. Në sulm rikthehet titullar Rei Manaj pas një kohe të gjatë.

Shqipëria: Strakosha, Mitaj, Gjimshiti, Mihaj, Hysaj, Ramadani, Asllani, Bajrami, Seferi, Asani, Manaj.

Për të dy përfaqësueset, kjo është përballja e tyre e parë direkte në histori. Në Parma do të jenë mbi 13 mijë tifozë, që do të ndjekin nga afër ndeshjen.

Kjo nuk është e vetmja miqësore në muajin mars, pasi më 26 mars do të masim forcat me Suedinë në “Friends Arena”.

Risi në repartin e sulmit për miqësoren me Kilin, njihuni me 11

shqipëria kili formacioni zyrtar