
Al Nasr ka arritur të kualifikohet nga grupet e Ligës së Kampionëve të Arabisë duke barazuar 1-1 me Zamalek, me një gol të shënuar nga Kristiano Ronaldo në minutën e 87.
Skuadra nga Arabia Saudite e pa veten në disavantazh në minutën e 53 me anë të një penalltie, por atëherë kur shpresat ishin shuar, ishte pikërisht CR7 i cili tha fjalën e fundit.
Pas një krosimi në zonë nga Konan, Ronaldo kërceu mbi të tjerët duke shënuar me kokë dhe duke barazuar takimin, për të kualifikuar në vendin e dytë skuadrën e Al Nasr.
AL NASSR WERE THREE MINUTES AWAY FROM BEING KNOCKED OUT BUT GUESS WHO STEPS UP TO SAVE THEM
— Janty (@CFC_Janty) August 3, 2023
CRISTIANO CLUTCH RONALDOOOOOOOOOOOOO
pic.twitter.com/v6PGgXmGF5
Lini një Përgjigje