TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Korrik 2025, 17:53

Është aktivizuar 48 ndeshje në Serinë B, sulmuesi shqiptar rikthehet tek ekipi ku ishte pjesë 2 sezone më parë

Shkruar nga Pamfleti

Është aktivizuar 48 ndeshje në Serinë B, sulmuesi shqiptar

Skuadra e Karrareses, e cila arriti të mbijetonte në Serinë B italiane, është duke menduar për merkaton e verës, teksa në “radarët” e klubit italian së fundmi ka përfunduar futbollisti shqiptar, Kleis Bozhanaj. “Tuttomercatoweb”, bën me dije se Karrarese po negocion me Modenën për huazimin e shqiptarit, i cili e njeh mjaft mirë ambientin, pasi në sezonin 2022-2023 ka qenë pjesë e Karrereses. 

Qëllimi i klubit,  është ta përshpejtojë operacionin sa më shpejt të jetë e mundur, për ta parë lojtarin shqiptar përsëri në fushë. Bozhanaj në total numëron 48 ndeshje në Serinë B, ku ka shënuar 5 gola dhe ka dhuruar 3 asiste. 

karrarese skuadra italiane kleis bozhanaj

Lini një Përgjigje