TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Qershor 2025, 15:36

Situatë kaotike tek Italia, Ranieri refuzon “Axurrët”, Pioli dhe Mançini favoritët kryesorë

Shkruar nga Pamfleti

Situatë kaotike tek Italia, Ranieri refuzon “Axurrët”,

Duket se ishte pranë një marrëveshjeje, por në fund nuk do të ketë dritë jeshile: Klaudio Ranieri nuk do të jetë trajneri i ri i Kombëtares së Italisë.

Sipas raportimeve të Gianluca Di Marzio, trajneri romak ka marrë këtë vendim pas një reflektimi të gjatë. Nuk ka pasur pengesa nga Roma, përkundrazi, pronarët Friedkin i kanë dhënë lejen e plotë Ranierit për të mbajtur dy pozicione: trajner i kombëtares dhe këshilltar i Romës.

Falënderoj presidentin Gravina për këtë mundësi, është një nder i madh, por kam reflektuar dhe kam vendosur që qëndroj në dispozicion të Romës, në misionin tim të ri”, u shpreh Ranieri. 

Ranieri ka vendosur të refuzojë ofertën e presidentit Gravina për të respektuar angazhimet e tij dhe për të punuar së bashku me Gasperinin dhe Romën. Edhe pse ishte një nder i madh për çdo trajner të drejtonte Italinë, Ranieri ka preferuar të vazhdojë me projektin aktual.

Kështu, kërkimi për pasuesin e Luçiano Spaletit rifillon: kandidati më i fortë tani duket të jetë Stefano Pioli. Ish-trajneri i Milanit aktualisht drejton klubin Al Nassr në Arabinë Saudite, por eksperienca e tij atje duket se ka marrë fund.

Para ndryshimeve në skuadrën italiane, Pioli ishte një nga favoritët për pankinën e Fiorentinës, por situata mund të ndryshojë sërish. Një opsionin është edhe rikthimi i Roberto Mançinit.

klaudio ranieri italia

Lini një Përgjigje