TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Qershor 2025, 12:50

Mungesa e Ajetit, mësohet kush do zëvendësojë mbrojtësin kuqezi mes 23 lojtarëve për ndeshjen sonte

Shkruar nga Pamfleti

Mungesa e Ajetit, mësohet kush do zëvendësojë

Arlind Ajeti nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e sotme ndaj Letonisë, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Qendërmbrojtësi ka shfaqur një shqetësim muskulor në kofshën e majtë dhe nuk ka mundur të rikuperohet. Mësohet se ai do të zëvendësohet nga Medon Berisha.

Rikujtojmë që mesfushori i Seria A ishte në stol ndaj Anglisë dhe Andorrës, dhe ishte në tribunë kundër Serbisë. E njëjta gjë ishte planifikuar edhe për sot me Letoninë, por dëmtimi i Ajetit ndryshon planet e Silvinjos.

Lini një Përgjigje