TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Korrik 2024, 20:17

Skënderbeu forcon organikën e ekipit, djali i Igli Tares i bashkohet skuadrës korçare

Shkruar nga Pamfleti

Skënderbeu forcon organikën e ekipit, djali i Igli Tares i bashkohet

Klubi i Skënderbeut së fundmi është i fokusuar në politikën e suksesshme të transferimit të futbollistëve jashtë, teksa në vite ka shitur rregullisht lojtarë në klube të tjera duke siguruar të ardhura të rëndësishme ekonomike.

I fundit ishte largimi i kapitenit Dean Liço te klubi Igdir FK në Kategorinë e Dytë Turke.

Skënderbeu ka përfituar një shifër të rëndësishme financiare nga ky transferim, teksa ka ruajtur edhe përqindjen e kartonit për shitjen e radhës të futbollistit.

Por klubi korçar mendon edhe për të përforcuar organikën, ndërsa afrimi më i fundit sipas shtypit të shkruar do të jetë Etienne Tare, djali i ish-sulmesit të Kombëtares shqiptare, Igli Tare.

Sulmuesi i lindur në vitin 2003, ka nisur stërvitjen me klubin, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do t’ia arrijë të bindë stafin teknik të Skëndërbeut.

etienne tare djali i igli tare skënderbeu

Lini një Përgjigje