Sport18 Qershor 2024, 18:41

Uli kokën në golin e barazimit me Italinë dhe u kritikua për veprimin, Silvinjo shuan dilemat për Hysajn në formacionin titullar

Shkruar nga Pamfleti

Uli kokën në golin e barazimit me Italinë dhe u kritikua për

Një nga çështjet më të diskutuara këto ditë është ajo e Elseid Hysaj, me tifozët që e kanë cilësuar mbrojtësin si fajtor për humbjen me Italinë, për shkak të uljes së kokës te goli i dytë i Italisë. Në një intervistë me Alban Xhihanin, trajneri i Shqipërisë, Silvinjo u shpreh se nuk ka asnjë problem dhe se futbollisti është gati të luajë.

Nuk besoj se ka ndonjë problem. Ai ka eksperiencë me klubet dhe ka luajtur shumë me kombëtaren. Do të flasim me lojtarët, por mesa di unë nuk ka ndonjë problem” – tha trajneri Silvinjo.

Ndeshja me Italinë do të mbahet mend gjatë nga Elseid Hysaj. Jo për faktin që përballë kishte Kampionët në fuqi, por për shkak të veprimit të tij të shumë diskutuar në momentin e golit të barazimit nga Nikolo Barela.

Kapiteni kuqezi ka qenë qendra e vëmendjes së memeve me veprimet e tij qesharake gjatë ndeshjeve të fundit të kuqezinjve, që na kanë kushtuar shumë.

Jo vetëm shqiptarët, por tani atë kanë filluar ta kritikojë e gjithë Europa, për rastin e fundit, në golin e Baralës, ku shkodrani uli kokën duke lejuar topin të depërtojë dhe të shkojë në rrjetë.

Të mërkurën në orën 15.00 Shqipëria do të luajë me Kroacinë ndeshjen e dytë të Grupit B.

 

 

elseid hysaj silvinjo trajneri i kombëtare shqiptare