TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Janar 2024, 17:38

Vilë ëndrrash me çmim marramendës në ishullin e miliarderëve në Dubai, investimi më i fundit i CR7 për të inauguruar 2024

Shkruar nga Pamfleti

Vilë ëndrrash me çmim marramendës në ishullin e

Një vilë ëndrrash në Ishullin e Miliarderëve në Dubai. Ky është investimi më i fundit i Kristiano Ronaldos për të inauguruar vitin 2024.

Sulmuesi i Al-Nassr, i cili do të marrë çmimet Globe Soccer Awards 2023 në Dubai, pasi ka shënuar 54 gola në 59 ndeshje vitin e kaluar, është në pritje të dorëzimit të shtëpisë së tij të re. Shifra është marramendëse.

“Bloomerang Linea” ka publikuar informacione në lidhje me investimin e bërë nga portugezi, i cili së fundmi i ka dhuruar edhe një super makinë nënës së tij për datëlindjen e saj.

Nuk dihen ende karakteristikat e pronës dhe nuk dihet çmimi përfundimtar, por supozohet se vila kushton dhjetëra milionë euro.

Jumeirah Bay Dubai, njihet si ishulli i miliarderëve, sepse numri i tyre për kilometër katror atje tejkalon çdo vend tjetër në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ka plot manjatë që zotërojnë prona dhe tani Kristiano Ronaldo do t’i bashkohet.

Është një ishull që është pjesë e një komuniteti të mbyllur dhe përfshin disa restorante të shkëlqyera, një klub jahtesh dhe një rezort në plazh dhe ka pamje direkt nga oqeani.

kristiano ronaldo sulmuesi portugez

Lini një Përgjigje