Vizita e Zelenskyt në Washington, alarmohet Putin: Rusia i ka gati forcat bërthamore - Bota
Bota21 Dhjetor 2022, 13:55

Vizita e Zelenskyt në Washington, alarmohet Putin: Rusia i ka gati forcat bërthamore

Shkruar nga Pamfleti
Vizita e Zelenskyt në Washington, alarmohet Putin: Rusia i ka gati forcat

Vladimir Putin

Në ditën që presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenksy është nisur drejt Washintonit, Putin ka mbledhur në takim zyrtarët më të lartë të ministrisë së Mbrojtjes.

Vladimir Putin është zotuar se Rusia do të përmbushë të gjitha qëllimet e asaj që Moska e quan “fushata e saj ushtarake” në Ukrainë në një takim të fundvitit të zyrtarëve të tij të lartë të mbrojtjes.

Ai premtoi t’u japë forcave të tij të armatosura gjithçka që ata kërkuan për të mbështetur operacionin special.

Në fjalimin e tij, ai u prezantoi shefave të mbrojtjes në Moskë planet ushtarake të vendit të tij. Putin tha se do të sigurojë që forcat bërthamore të Rusisë të jenë të gatshme dhe se nuk do të ketë kufizime financiare për atë që qeveria do të sigurojë ushtrinë e saj.

Ai akuzoi NATO-n për përdorimin e kapaciteteve të saj të plota kundër Rusisë dhe u kërkoi udhëheqësve ushtarakë të përdorin përvojën e tyre të fituar në luftimet në Siri dhe Ukrainë.

Ai tha gjithashtu se Rusia duhej të merrte një shënim të veçantë për rëndësinë e dronëve në luftën në Ukrainë, duke shtuar se raketa hipersonike ruse Sarmat – e quajtur “Satan II”  do të ishte gati për vendosje në të ardhmen e afërt.

Ndërkohë sot Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky do të takojë në Washington presidentin amerikan, Joe Biden.

Ky është udhëtimi i tij i parë jashtë vendit, që kur nisi nga pushtimi rus në shkurt. Zelensky gjithashtu do t’i drejtohet Kongresit dhe do të zhvillojë një sërë takimesh dypalëshe.

“Rrugës për në SHBA për të forcuar aftësitë mbrojtëse të Ukrainës”, shkroi ai në Twitter.

SHBA-ja ka konfirmuar gjithashtu se do të furnizojë Ukrainën me një bateri raketash Patriot, duke rritur ndjeshëm aftësinë e mbrojtjes ajrore të vendit. Zelensky rregullisht pret liderë të huaj në kryeqytetin, Kiev, dhe ka vizituar trupat ushtasrake përreth Ukrainës.

Ai bëri një vizitë të paparalajmëruar në qytetin e vijës së parë të frontit, në Bahmut, të martën. Presidenti ukrainas gjithashtu ka folur shpesh me liderët botërorë me telefon dhe me video nga zyra e tij në Kiev.

Por një vizitë e paparalajmëruar në një vend të huaj – shënon të parën që nga fillimi i luftës – dhe gjithashtu sinjalizon rëndësinë e marrëdhënieve të Ukrainës me SHBA-në, e cila ka luajtur një rol udhëheqës në ofrimin e mbështetjes ushtarake.

Në konferencën e saj përpara vizitës së Zelenskyt, Shtëpia e Bardhë konfirmoi gjithashtu një paketë të re prej afro 2 miliardë dollarësh ndihmë për Ukrainën. Zelensky ka apeluar për më shumë fonde dhe ka thënë se kostoja mujore e mbrojtjes për Ukrainën është rreth 5 miliardë dollarë.

Zyrtarët ukrainas kanë bërë gjithashtu thirrje prej kohësh për sisteme më të fuqishme të mbrojtjes ajrore nga Perëndimi. Sistemi i ri i raketave Patriot do t’i mundësojë Ukrainës të mbrojë infrastrukturën e saj jetike kundër sulmeve ruse.

Rusia ka synuar sektorin energjetik të Ukrainës, duke lënë miliona njerëz në errësirë në temperaturat e dimrit që janë disa gradë nën zero.

Bota Putin Zelensky