NATO ka uruar Shqipërinë për 113-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Aleanca Ushtarake ka ndarë foton nga Forcat e Armatosura Shqiptare.
“Prekni (zemër blu) për t’u bashkuar me ne në festimin e Aleatit tonë Shqipërisë në Ditën e tyre Kombëtare!”, shkruan NATO.
View this post on Instagram
Pavarësia e Shqipërisë u shpall më 28 nëntor 1912 nga Ismail Qemali në Vlorë. Në Kuvend morën pjesë 83 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare, dhe 40 prej tyre nënshkruan Aktin e Pavarësisë. Menjëherë më pas, Asambleja formoi qeverinë e parë të pavarur, të kryesuar nga Ismail Qemali, si dhe Këshillin e të Urtëve të njohur ndryshe edhe si Pleqësia. Me vendimin e Kuvendit të Vlorës, kombi shqiptar fitoi të drejtën e tij të pamohueshme për të qenë i lirë e i pavarur.
Lini një Përgjigje