TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Nëntor 2025, 09:13

Lëviznin me ‘BMW’ për shpërndarjen e kokainës, arrestohen dy të rinj në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti
Lëviznin me ‘BMW’ për shpërndarjen e kokainës,
Arrestohen dy të rinj në Tiranë

Dy të rinj janë arrestuar në Tiranë, pasi shpërndanin heroinë dhe kokainë në lagje të Tiranës.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” ndaluan në rrugën “Mine Peza”, automjetin tip “BMW”, me drejtues shtetasin K. P. dhe pasagjer shtetasin H. S.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit K. P. iu gjetën doza heroine dhe kokaine, ndërsa shtetasit H. S. iu gjetën doza kokaine.

Në përfundim të veprimeve procedurale u vunë në pranga shtetasit K. P., 21 vjeç, dhe H. S., 27 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje