Fate Velaj, Ambasadori i Shqipërisë në Vjenë, në një mesazh përkujton 29-vjetorin e Tragjedisë së Otrantos dhe ceremoninë përkujtimore të organizuar prej tij 9 vite më parë.
Në atë përvjetor të 20, në Vlorë organizoi një konferencë ndërkombëtare me pjesëmarrjen e personaliteteve nga Shqipëria, Italia dhe Greqia, si dhe të mbijetuarve dhe familjarëve të viktimave të kësaj tragjedie.
Nesër është 29-vjetori i Tragjedisë së Otrantos, ku humbën jetën mbi 80 djem e vajza, nëna e baballarë, në ikjen e tyre të tmerrshme drejt Italisë nga frika e trazirave të marsit 1997.
Si sot, 9 vite më parë, në Vlorë, organizova një konferencë ndërkombëtare mbi këtë ngjarje, ku ftova:
-Edi Rama – Kryeministër
-Giuseppe Marchionna – ish kryetar i Bashkisë së Brindisit
-Costas Varotsos – artist i famshëm grek, i cili anijen e nxjerrë nga deti e ktheu në një vepër arti, si kujtesë që kjo tragjedi të mos ndodhë më
-Bernardo Natarangelo – i dërguari i Presidentit të Rajonit Puglia, etj
Në konferencë morën pjesë dhe diskutuan edhe të mbijetuar e familjarë të atyre që humbën jetën në atë tragjedi.
Po ashtu dërguan letra:
-Romano Prodi
-Franz Vranitzky
Me këtë rast, me propozimin tim, Bashkia e Vlorës i akordoi titullin “Qytetar Nderi i Vlorës” Giuseppe Marchionna, ish kryetar i Bashkisë së Brindisit, për ndihmesën e dhënë emigrantëve shqiptarë në vitin 1991.
Po ashtu, si sot 9 vite më parë, organizova një udhëtim me traget drejt Otrantos me pjesëmarrjen e të mbijetuarve, familjarëve dhe dashamirësve.
Në Castello Aragonese në Otranto organizova një simpozium përkujtimor për këtë ngjarje tragjike.

Lini një Përgjigje